Princ Vidi: Shqipëria, Gjashtë Muaj Mbretëri (Albanian Edition)

Princ Vidi: Shqipëria, Gjashtë Muaj Mbretëri (Albanian Edition)

Product ID: 1502409496 Condition: USED (All books in used condition)

Payflex: Pay in 4 interest-free payments of R183.00. Read the FAQ
R 732
includes Duties & VAT
Delivery: 10-20 working days
Ships from USA warehouse.
Secure Transaction
VISA Mastercard payflex ozow

Product Description

Condition - Very Good

The item shows wear from consistent use but remains in good condition. It may arrive with damaged packaging or be repackaged.

Princ Vidi: Shqipëria, Gjashtë Muaj Mbretëri (Albanian Edition)

Mbretëria Shqiptare e fillimit të shekullit të njëzetë, që është edhe fillimi dhe ekzistenca e Shqipërisë si shtet i pavarur, duke qenë në një nga periudhat më kritike të gjithë historisë së vendit, është në të njëjtën kohë edhe një nga periudhat më pak të ndriçuara dhe për më tepër të keqinterpretuara në mënyrë të veçantë nga historiografia shqiptare. Duke lexuar “Shqipëria - gjashtë muaj mbretëri”, mund të lexohet natyra e marrëdhënieve ndërkombëtare në një periudhë kritike, mund të lexohen marrëdhëniet midis Fuqive të Mëdha dhe përplasja e tyre në Ballkan, si dhe politikat e shteteve ballkanike. Në radhë të parë libri është një kontribut i mirë për të lexuar dhe interpretuar ditët e para të ekzistencës së shtetit shqiptar, kontradiktat dhe përplasjen e Fuqive të Mëdha për Shqipërinë, si dhe qëndrimin e fuqive apo shteteve ballkanike. Autori ka arritur të vizatojë qartë zhvillimet brenda mbretërisë, personazhet, elitën politike shqiptare, duke sjellë një dëshmi të gjallë të shoqërisë shqiptare të asaj kohe. Në përfundim të librit nuk është e vështirë t’u japësh përgjigje pyetjeve se si u ngrit, si funksionoi dhe përse ra Mbretëria e Parë e Shqiptarëve. Libri i Armstrongut është një kontribut i vyer për historianët dhe studiuesit e çështjeve shqiptare, por edhe atyre të marrëdhënieve ndërkombëtare. Kësisoj ai mund të shërbejë si një dëshmi e kohës për historianët, studiuesit, por edhe studentët e shkencave politike dhe të marrëdhënieve ndërkombëtare dhe padyshim për studentët e lexuesit e gjerë. Pasi ke mbaruar së lexuar këtë ditar të thjeshtë kujtimesh rreth Mbretërisë së Parë të Shqipërisë moderne, ke një shtysë të re për nevojën e rishikimit dhe riinterpretimit të historisë jashtë ideologjive, brenda kritereve shkencore. Fan Noli e ka sugjeruar këtë, kur dhjetëra vite më parë ka shkruar se “Princi William mund të kritikohet vetëm pse nuk ishte në gjendje të bënte mrekulli”.

Technical Specifications

Country
USA
Brand
CREATESPACE
Manufacturer
Createspace Independent Publishing Platform
Binding
Paperback
ItemPartNumber
black & white illustrations
UnitCount
1
EANs
9781502409492